Showbiz

Habit Bleona Qereti, më shumë e dëgjojnë amerikanët se sa shqiptarët

Ajo ka vite që po përpiqet të depërtojë në tregun muzikor ndërkombëtar, por ende nuk ka arritur diçka konkrete.

Bleona ka publikuar në “Instastory” disa statistika nga platforma muzikore “Apple Music”, ku tregon se nga cilat shtete kërkohet dhe dëgjohet më shumë muzika e saj, shkruan Kosovarja.

Nga lista e postuar, shihet se Amerika prin e para, ndërsa ajo çfarë ka çuditur këngëtaren është fakti se Shqipëria nuk radhitet në atë listë.

“Zoti e bekoftë Amerikën. Shqipëri, ku je ???”, ka shkruar Bleona me habi në postimin e saj, duke shfaqur zhgënjimin nga adhuruesit e saj shqiptar. /Kosovarja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *