Lajme

Humbë jetën një motër e Spitalit të Gjilanit, dyshohet për vetëvrasje

Një grua nga Gjilani dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Bëhet fjalë për Xhylie Hajdarin, e cila për për shumë vite ka punuar si motër në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani për Indeksonline. Ndërsa, Hajdari ka qenë motër kryesore në Emergjencë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

“Ajo nuk është sjellë në Spitalin Regjional të Gjilanit pra në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar Qendra e Mjekësisë Familjare edhe për ma tutje nuk e di. Është motër kryesore e Emergjencës dhe kjo është informata që kemi. Ka qenë një motër e cila ka qenë një organizatore e mirë e punës dhe e cila ka punuar me zell kurse për detajet tjera ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Hajrullahu për Indeksonline.

Hajdari ndryshe ishte edhe kandidate e AAK-së për Asamble Komunale në Gjilan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *