Showbiz

Shikoni si e imiton reperja e re Arta Bajramin

Në tregun tonë muzikor po imponohet përditë e më shumë edhe emri i një këngëtareje të re, e quajtur Rina, e cila së fundi erdhi në bashkëpunim me Feron, në këngën me titull “S’ka konkurrencë”, shkruan “Kosovarja”.

Rina, që duket e re në moshë, e pëlqen dhe po e kultivon muzikën rep, që tek ne është shumë aktuale dhe e lëvruar nga shumë të rinj dhe jo vetëm.

Pa dyshim që shumë femra janë inspiruar nga Arta Bajrami kur është fjala për RnB, pasi ajo është promotore e padiskutueshme e kësaj rryme në vendin tonë, shkruan “Kosovarja”. Edhe Rina duket sikur ka një influencë nga Arta, sidomos në paraqitjen e jashtme. Ekstravagante dhe me shami në kokë, si Arta Bajrami dikur. Kështu është dukur Rina në një nga performancat e saj të fundit.

Arta, që në vitin 2000 është shfaqur në stilin rep, si Bandana dhe që atëherë me shami në kokë. Këtë stil e ka përdorur për vite me radhë duke bërë që shumë femra të inspirohen nga ajo./Kosovarja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *